Një atentat kundër një avioni është parandaluar në Liban. Në shënjestër të terroristëve kishte përfunduar një avion i linjës “Emirates” i nisur nga Australia për në Abu Dhabi, ku duhej të oshte hedhur në erë me një kukull-bombë. Ministri i Brendshëm libanez, Nouhad Al Mashnouq, ka thënë se sulmi është shmangur falë aktivitetit të shërbimeve të inteligjencës së Bejrutit në bashkëpunim me policinë australiane. Nuk është e qartë se kur ka ndodhur operacioni.
Avioni, sipas asaj që është pohuar nga Al Mashnouq, duhej të zbriste me 400 persona në bord, mes të cilëve 120 ishin shtetas libanez. Mes këtyre të fundit duhej të ishte edhe një kamikaz i mundshëm, i identifikuar si Tarek Khayyat, i cili u përpoqa të marrë me vete edhe një valixhe me një bombë të destinuar të shpërthente 20 minuta pas ngritjes në ajër.
Tentativa për sulm është mbështetur edhe nga vëllezërit e Khayyaf, mes të cilëve njëri është transferuar në Raka, “kryeqyteti i ISIS-it” në Siri. “Shërbimet tona sekrete e kanë gjurmuar”, – ka shtuar ministri. Atentati, ka saktësuar Mashnouq, duhej të ishte “një mesazh për Emiratet e Bashkuara Arabe”.
Në javët e fundit, autoritetet australiane kishin njoftuar se kanë parandaluar një komplot të ngjashëm për të rrëzuar një avion me një bombë në bord, por pa dhënë detaje sa i takon dinamikës dhe kompanisë ajrore të marrë në shënjestër.
21 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)