Kryqi i Kuq ka konfirmuar se shtatë pengjet e para izraelite janë liruar nga Hamasi dhe janë në rrugë për t’u kthyer në shtëpi.
Lirimi vjen si pjesë e marrëveshjes për shkëmbimin e pengjeve me të burgosurit palestinezë. Familjarët dhe autoritetet presin me emocion mbërritjen e tyre.
Ata janë
– Matan Angrist
– Gali dhe Ziv Berman
– Alon Ahel
– Eitan Mor
– Guy Gilboa-Dalal
– Omri Miran

Kur izraelitët hapën telefonat e tyre celularë këtë mëngjes, në vend të emrit të ofruesit të shërbimit në këndin e sipërm të majtë, shkruhej “Mirë se erdhët përsëri”.

Ndër te tjera Gazeta izraelite The Jerusalem Post ka publikuar sot një titull të spikatur në faqen e saj kryesore: “God Bless the Peacemaker Trump” (Zoti e bekoftë paqebërësin Trump), në lidhje me rolin presidentit amerikan Donald Trump në përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme.

Ky reagim vjen pas zhvillimeve të fundit në rajon, përfshirë lirimin e pengjeve dhe hapjen e korridoreve humanitare, ku sipas raportimeve, Trump ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë.
Titulli i The Jerusalem Post ka ngjallur reagime të shumta si brenda Izraelit, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, duke vënë në pah rikthimin e figurës së Trump në diskursin diplomatik global.
Top Channel