Izraeli deklaron se ka vrarë një tjetër figurë të lartë të Iranit. Është fjala për Ali Larijani, të cilin e kanë vrarë në një sulm ajror. Gjithashtu Izraeli paralajmëron se do të ‘vazhdojë gjuetinë’ ndaj liderëve të vendit.

Vdekja e Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, u njoftua një ditë pas sulmeve amerikane-izraelite ndaj Iranit.

Gjithashtu në valën e parë të sulmeve u vranë këshilltari i sigurisë Ali Shamkhani , ministri i mbrojtjes Amir Nasirzadeh, komandanti i Gardës Revolucionare, gjenerali Mohammad Pakpour dhe shefi i shtabit të forcave të armatosura, Abdolrahim Mousavi.

I vetmi lider që i ka shpëtuar Izraelit është presidenti, Masoud Pezeshkian, i cili që nga fillimi i konfliktit të armatosur nuk ka bërë dalje fizike, por vetëm videomesazhe.