Garda Revolucionare e Iranit paralajmëroi të martën se do të vendosë në shënjestër 18 kompani amerikane në rajonin e Lindjes së Mesme.

Sipas raportimeve, mësohet se sulmet do të fillojnë nga 1 prilli, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve kundër Iranit. Në listën e kompanive të përmendura përfshihen gjigantë teknologjikë dhe industrialë si Microsoft, Google, Apple, Intel, IBM, Tesla dhe Boeing.

“Në rast të çdo akti terrorist kundër Iranit, këto kompani duhet të presin shkatërrimin e njësive të tyre përkatëse si kundërpërgjigje, duke filluar nga ora 20:00 me orën e Teheranit, të mërkurën, 1 prill”, thuhet në deklaratën e Gardës Revolucionare.