Japonia është shumë e njohur për teknologjinë e saj të lartë, ushqimin e jashtëzakonshëm, anime dhe tempujt tradicionalë.

 Megjithatë, duket se ka një anë tjetër të vendit që shumë prej nesh nuk e dinë. Ndërkohë që turistët shikojnë muzetë e “Studio Ghibli”, kafenetë e maceve dhe ushqimin tradicional, disa burra të vetmuar frekuentojnë një lokali ku mund të përkëdhelin gjoksin e grave që paguajnë për t’u ulur me ta…

Baret “Oppai” janë një formë e “klubit pritës” në Japoni. Klubet pritëse zakonisht i lejojnë mysafirët të paguajnë për vëmendjen e një “mikpritëseje” tërheqëse, e cila do të bisedojë me ta, të luajë lojëra, të pijë dhe ndoshta edhe të flirtojë në këmbim tën jë pagese.

Sidoqoftë, baret Oppai shkojnë më tej se shumica e klubeve pritëse në një mënyrë që mund ta shihni të pakëndshme – sepse lejohet prekja.

Zakonisht prekja e një gruaje në një bar, pub apo edhe klub striptizi do të rezultonte që ju të nxireshit jashtë, por, rrjeti oppai është një vend ku një sjellje e tillë inkurajohet.

Lokalet i lejojnë klientët e tyre jo vetëm të bisedojnë dhe të flirtojnë me vajza të reja, por edhe t’i puthin, t’i prekin gjoksin dhe madje t’i zhveshin. Megjithatë, prekja e grave poshtë belit është plotësisht e ndaluar.