Silvio Berlusconi kaloi natën e parë i shtruar në spitalin San Raffaele pasi u diagnostifikua me leuçemi.

Aktualisht, gjendja e ish-presidentit të Milan dhe presidentit aktual të Monzas është e rëndë por që mbetet stabël.

Së fundmi, rreth gjendjes së Berlusconit foli numri një i partisë politike Forza Italia, Antonio Tajani i cili pas komunikimit me mjekët u shpreh se ish-presidenti i Milanit ka kaluar një natë të qetë.