Mbi 3.000 anije janë bllokuar në portet e Gjirit Persik dhe presin të kalojnë Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për naftën në botë.

Sipas Clarksons Research, rreth 4% e tonazhit global detar aktualisht është i ndalur në zonë.

Mes anijeve të bllokuara janë 241 anije për mallra të thata, 195 cisterna për produkte të përpunuara, 112 cisterna për naftë bruto, 114 anije kontejnerësh dhe 6 anije turistike. Rreth 20% e furnizimit global me naftë kalon nga Hormuzi, ndërsa rreth 500 anije bosh po presin në portet e prekura nga konflikti që shpërtheu pas sulmit ndaj Iranit.