Shërbimi i inteligjencës ushtarake i Ukrainës tha sot se Rusia po planifikon të lëshojë një raketë balistike ndërkontinentale me qëllim frikësimin e Ukrainës dhe Perëndimit.

Njësia e sistemit të raketave balistike ndërkontinentalë Yars të Rusisë lëviz në Sheshin e Kuq gjatë një parade ushtarake në Ditën e Fitores, duke shënuar 80-vjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, në qendër të Moskës, Rusi, 9 maj 2025

Lëshimi i raketës u urdhërua gjatë matës nga rajoni Sverdlovsk i Rusisë, tha shërbimi i inteligjencës ukrainase në një deklaratë në aplikacionin Telegram. Sipas inteligjencës ukrainase rrezja e raketës tejkalon 10,000 kilometra, shkruan Reuters.

“Me qëllim që të ushtrojë presion dhe të frikësojë në mënyrë të dukshme Ukrainën, si dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, vendi agresor Rusia synon të kryejë një lëshim, për qëllime stërvitore dhe luftarake, të një rakete balistike ndërkontinentale RS-24…”, thuhet në deklaratën e GUR-së.

Për momentin, Rusia nuk ka bërë asnjë koment mbi njoftimin e shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase.