Raketat e lëshuar nga Koreja e Veriut dhe që po përdoren nga Rusia për të sulmuar Kievin janë një dëshmi e qartë e përshkallëzimit të luftës që po merr hov të shpejtë. Ky akt agresioni është një ilustrim i asaj që Papa Françesku ka paralajmëruar si një “Luftë e Tretë Botërore, pjesë-pjesë”, e cila po bëhet gjithnjë e më e mundshme.
Këto raketa, të dorëzuara nga Koreja e Veriut, po rrisin kapacitetin shkatërrues të forcave ruse dhe e bëjnë luftën edhe më të rrezikshme. Nga ana tjetër, inxhinierët dhe specialistët e Moskës po kontribuojnë në përmirësimin dhe rritjen e prodhimit të këtyre armëve, duke shtuar tensionet dhe pasigurinë globale. Ky zhvillim i ri është një tjetër sinjal për një botë që po shkon drejt një përplasjeje të përgjakshme dhe gjithnjë e më të afërt.
