Izrael dhe Liban pritet të dërgojnë përfaqësues për bisedime në ditët në vijim, sipas raportimit të gazetës izraelite Haaretz. Në përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje, Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump, po përfaqëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas mediave ndërkombëtare, një raund tjetër bisedimesh mund të zhvillohet në Qipro ose në Paris. Më herët gjatë ditës, presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se Franca është e gatshme të ndërmjetësojë për të ndihmuar në uljen e tensioneve mes palëve.
Ndërkohë, situata humanitare në Liban mbetet e rëndë. Raportohet se më shumë se 800 mijë persona janë zhvendosur si pasojë e sulmeve izraelite, ndërsa rreth 700 njerëz kanë humbur jetën nga përshkallëzimi i konfliktit.
