Papa Leo XIV u bëri thirrje gazetarëve të hënën të nxjerrin në pah vuajtjet e shkaktuara nga lufta, duke paralajmëruar që informacionet që nxjerrin të rrezikojnë të shndërrohen në propagandë duke lavdëruar konfliktet ose duke shërbyer si “megafon” për të amplifikuar zërat e atyre që janë në pushtet.

Në një takim me transmetuesit e programit të lajmeve televiziv TG2 të Italisë, Papa u bëri një thirrje të drejtpërdrejtë gazetarëve “që të tregojnë ngjarjn e luftës dhe ta tregojnë atë përmes syve të viktimave, në mënyrë që të mos e shndërrojnë atë në një video lojë”.

 “Në rrethanat dramatike të luftës, si ato që po përjetojmë, informacioni duhet të ruhet nga rreziku i shndërrimit në propagandë. Gazetarët duhet të punojnë “për të verifikuar lajmet në mënyrë që të mos bëhen megafon pushteti, tha ai”, tha Leo.

Leo nuk përmendi ndonjë konflikt specifik të hënën, por ai ka shtuar thirrjet ditët e fundit për t’i dhënë fund luftës në zgjerim SHBA-Izrael kundër Iranit .

Të dielën, ai bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm ndaj asaj që e quajti ” dhunë të tmerrshme ” të konfliktit, në disa nga komentet e tij më të forta deri më sot.

Paralajmërimi i Leos kundër përshkrimit të luftës si një lojë video u bë jehonë vërejtjeve të një zyrtari të lartë të kishës së Shteteve të Bashkuara në fillim të këtij muaji.