Lufta në Lindjen e Mesme ka ndikuar në ekonominë globale dhe kjo po bëhet e dukshme në “xhepat” e konsumatorëve.

Problemi nuk është vetëm i brendshëm, pasi siç e përmendëm edhe më parë, qytetarët në të gjithë botën janë prekur nga konflikti SHBA-Izrael dhe Iran. Në Gjermani, benzina dhe nafta kanë tejkaluar gjithashtu dy euro.

Në këto kushte, ministrat e Jashtëm nga G7 kanë thënë se janë të gatshëm të marrin masat e nevojshme për të mbështetur furnizimin global me energji. Në një deklaratë të re këtë pasdite, ministrat tregojnë për veprime të tilla si lirimi i rezervave të dakordësuara më parë.