Rafineria më e madhe e naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe, në rajonin Ruwais, ka pezulluar punën pasi një sulm me dron shkaktoi një zjarr në zonën industriale ku ndodhet objekti, sipas burimeve të cituara nga Bloomberg.

Abu Dhabi National Oil Co. (ADNOC) po bën me vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në objektet e rafinerisë.

Rafineria në Ruwais mund të përpunojë 922,000 fuçi naftë në ditë.

Sulmi me dron dhe ndërprerja pasuese janë pjesë e një serie incidentesh që kanë ndodhur kohët e fundit në Lindjen e Mesme, duke shkaktuar ndërprerje në infrastrukturën kritike të energjisë në Gjirin Persik.

Javën e kaluar, Arabia Saudite mbylli rafinerinë e saj më të madhe pas një sulmi të ngjashëm me dron, ndërsa Katari pezulloi punën në objektin më të madh të eksportit të gazit natyror të lëngshëm në botë pas sulmeve.