Izraeli ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Gjirit për mundësinë që Irani të përdorë armë kimike, duke pretenduar se Teherani po zhvillon teknologji për transportimin dhe lëshimin e tyre përmes raketave.
Sipas The New York Times, zyrtarët izraelitë e konsiderojnë këtë kërcënim më urgjent sesa atë bërthamor dhe kanë informuar Uashingtonin për rrezikun e mundshëm.
Megjithatë, disa zyrtarë amerikanë dyshojnë se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po i përdor këto paralajmërime për të nxitur Donald Trumpin drejt një përballjeje të re me Iranin.
Ndërkohë, disa vende të Gjirit i kanë cilësuar informacionet e inteligjencës si të parëndësishme, ndërsa zyrtarë të tjerë po i marrin seriozisht paralajmërimet.
