Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk do të ketë “asnjë tarifë” në Ngushticën e Hormuzit gjatë 60 ditëve të armëpushimit dhe negociatave për paqe, duke shtuar se një situatë e tillë mund të ndryshojë nëse nuk arrihet një marrëveshje më e gjerë me Iranin.
Në një postim në rrjetet sociale, Trump theksoi se gjatë kësaj periudhe tranzitore nuk do të vendosen tarifa për kalimin në këtë pikë strategjike detare, por paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara mund të vendosin vetë tarifa në të ardhmen nëse negociatat dështojnë.
Ai u shpreh se çdo marrëveshje e mundshme duhet të marrë parasysh rolin e SHBA-së në rajon dhe kostot e përfshira, duke e cilësuar vendin e tij si një “mbrojtës” të stabilitetit në Lindjen e Mesme.
Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga pikat më të rëndësishme strategjike për transportin global të naftës dhe shpesh ka qenë në qendër të tensioneve gjeopolitike mes SHBA-së dhe Iranit.
Top Channel
