Organizata Botërore e Shëndetësisë ka reaguar pas sulmit të rëndë në spitalin e Mariupolit nga forcat ruse, teksa tha se gjithsej janë regjistruar 24 incidente kundër kujdesit shëndetësor në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.
“Këto sulme kanë çuar në të paktën 12 të vdekur dhe 17 të plagosur. Të paktën 8 nga të plagosurit dhe 2 nga të vrarët janë verifikuar se janë punonjës shëndetësorë. Sulmet ndodhën midis 24 shkurtit dhe 8 marsit”, tha OBSH për CNN.
Trupat ruse bombarduan ditën e djeshme një spital në Mariupol, duke lënë 3 të vdekur dhe 17 të plagosur, ndërkohë që në të ndodheshin gra shtatzëna dhe foshnja të porsalindura.