Sirena sulmesh ajrore janë dëgjuar në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ndërsa liderët evropianë mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë për bisedime me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Ndërsa pjesa më e madhe e fokusit të sotëm është te zhvillimet diplomatike në SHBA, lufta në Ukrainë vazhdon të marrë jetë njerëzish. Të paktën shtatë persona u vranë në Kharkiv, dhe tre persona u vranë gjithashtu në rajonin e Zaporizhzhies.
Më herët, presidenti ukrainas raportoi se ka patur viktima fëmijë midis të vrarëve në sulmet ruse gjatë natës.
“Mbrëmjen e djeshme sulmet ruse në qytetet tona vazhduan, midis të vrarëve ishin dy fëmijë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Njerëzit po flinin kur ushtria ruse nisi sulmet mbi qytetet.”- deklaroi Zelensky.