Udhëheqësit e Bashkimit Europian do të zhvillojnë nesër një takim në prag të samitit të G20-ës në Afrikën e Jugut.

Sipas mediave të huaja, takimi do të zhvillohet për të diskutuar përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Kemi folur me Presidentin Zelenskyy”, tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një postim në rrjetet sociale.

“Ne kemi diskutuar situatën aktuale dhe jemi të qartë se nuk duhet të ketë asgjë në lidhje me Ukrainën pa Ukrainën”, tha ajo më tej.

Kjo vjen pasi Presidenti Donald Trump i tha Fox News Radio se mendonte që e enjtja e ardhshme ishte një “afat i përshtatshëm” për Ukrainën që të pranonte planin e paqes me 28 pika.