Irani kontrollon Ngushticën e Hormuzit, pasi lufta me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin nuk ka përfunduar ende, ka deklaruar për agjencinë TASS Abdul Majid Hakim Elahi, i dërguari i Liderit Suprem.

“Meqenëse lufta nuk ka mbaruar, Irani ka kontroll të fortë mbi të, por jam i sigurt se pas luftës ajo do të jetë e hapur dhe vendet do të përfitojnë prej saj”, tha ai.

Ai shtoi se Irani nuk synon të shkaktojë një krizë globale për shkak të Ngushticës së Hormuzit. “Ne duam të kemi marrëdhënie të mira dhe, më shumë se kaq, miqësi me të gjitha vendet”, u shpreh Elahi.

Sipas autoriteteve iraniane, është marrë vendimi për të kufizuar kalimin në Ngushticën e Hormuzit për anijet e lidhura me SHBA-në, Izraelin dhe vendet që mbështesin veprimet kundër Republikës Islamike. Gjatë konfliktit, disa anije cisternë janë sulmuar për shkak se kanë kaluar nëpër ngushticë pa lejen e Iranit.