Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar buxhetin e ri të Rusisë për vitin 2026, duke caktuar një shifër historike për shpenzimet ushtarake: të paktën 166 miliardë dollarë për luftën në Ukrainë.

Kjo shumë përbën rreth një të tretën e gjithë shpenzimeve kombëtare, niveli më i lartë i buxhetit ushtarak që nga koha e Bashkimit Sovjetik.

Për të financuar këtë “makineri lufte”, qeveria ka ndërmarrë masa të rrepta ndaj qytetarëve të zakonshëm: është kufizuar mbështetja sociale, janë rritur taksat, faturat e energjisë dhe janë vendosur tarifa të reja.

Analistët paralajmërojnë se kjo politikë do të rëndojë mbi standardin e jetesës së rusëve, ndërsa Kremlini duket i vendosur të vazhdojë pushtimin e Ukrainës pa ulur shpenzimet ushtarake.

Ky buxhet tregon gjithashtu për prioritetin e qartë të Moskës: lufta mbi mirëqenien sociale dhe stabilitetin ekonomik të vendit.