Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky shprehu keqardhje për mungesën e sistemeve të armëve jetike për mbrojtjen e Ukrainës kundër raketave balistike ruse. Ai gjithashtu nënvizoi se është absurde që prodhimi nuk mund të plotësojë kërkesën për të shpëtuar jetë njerëzore.
“Është thjesht absurde që, në botën moderne, prodhimi nuk është rritur ende në nivelet e nevojshme për të mbrojtur njerëzit nga terrorizmi i raketave balistike”, tha Zelensky në një videomesazh të publikuar të hënën.
Mediat shkruajnë se Zelensky tha se Ukraina ka njohuritë për të prodhuar sisteme të tilla armësh. Kjo duke vënë në dukje se nëse siguron një licencë nga SHBA për të ndërtuar sisteme Patriot, prodhimi do të ishte i mjaftueshëm jo vetëm për mbrojtjen e Ukrainës, por edhe për ndihmën e partnerëve që kanë nevojë për to.
