Dy oficerë policie janë vrarë dhe një tjetër është plagosur,në një betejë që u zhvillua mes policisë dhe një burri të armatosur që rezistoi nga brenda shtëpisë së tij në Karolinen e Veriut, duke qëlluar prej disa orësh ndaj oficerëve.
Situata nisi prej orës lokale 10.00 të mëngjesit rreshteri Chris Ward dhe zëvendësi i tij Logan Fox shkuan në zonë për të bërë një kontroll sigurie pas njoftimeve se i zoti i shtepisë nuk i përgjigjej telefonatave të të afërmve.
Në këtë moment dikush brenda shtëpisë hapi zjarr, duke goditur të dy policët dhe shkaktuar një bllokim 13-orësh.
Efektivi Ward vdiq pasi u dërgua në qendrën mjekësore “Johnson City” në Tenesi, ndërsa kolegu i tij Fox vdiq në vendin e ngjarjes.
3 persona të tjerë, përfshirë autorin e ngjarjes u gjetën të vdekur brenda shtëpisë, kur më në fund policia arriti të hynte.
Autoritetet kanë gjetur në shtëpi gjithashtu të vdekur nënën dhe njerkun e të dyshuarit.