
Një shërbim funerali për vëllain e Presidentit Donald Trump, Robert Trump, u mbajt pasditen e së Premtes në Shtëpinë e Bardhë.
Anëtarët e familjes Trump, përfshirë zonjën e parë Melania Trump, ishin pjesëmarrës, ndërsa cermonia u mbajt në dhomën lindore të Shtëpisë së Bardhë.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi më parë për CNN se kostot për shërbimin në Shtëpinë e Bardhë do të paguhen privatisht nga vetë Presidenti Trump.
Trump të hënën tha se ai dëshironte të mbante një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë për vëllain e tij të vogël, i cili vdiq të Shtunën, duke u thënë gazetarëve, “Unë mendoj se ai do të ishte i nderuar shumë. Ai e do vendin tonë. Ai e donte shumë vendin tonë. Ai ishte aq krenar për atë që ne po bënim dhe atë që ne po bëjmë për vendin tonë “.
Robert Trump vdiq në moshën 71 vjeçare, të Shtunën në një spital të New York. Detajet e sëmundjes së tij nuk janë bërë të ditura, por një person i njohur me njohuri për këtë çështje i tha CNN se kishte qenë i sëmurë për disa muaj.



