Presidenti francez Emmanuel Macron ka akuzuar grupet e ekstremit të majtë se qëndrojnë pas protestave të dhunshme që kanë përfshirë disa qytete të Francës.

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Macron deklaroi se një pjesë e sulmeve dhe akteve të dhunshme ishin të organizuara dhe të planifikuara nga grupet e ekstremit te majte për të minuar institucionet e Republikës Franceze.

“Ne proteste kemi pasur akte politike dhe madje edhe rebeluese që kanë ndodhur nga grupe të organizuara nga e majta ekstremiste që synojnë të rrëzojnë Republikën, Nxiten rrezik ekstrem dhe një dhunë shumë të madhe.”

Presidenti francez bëri të ditur se në ditët në vijim mund të ndalohen protestat që nuk organizohen nga sindikata apo struktura të njohura. Një tjetër masë që po shqyrtohet është përcaktimi i rrugëve të posaçme për marshimet e autorizuara, për të shmangur dëmtimin e bizneseve, dyqaneve dhe pronës publike.

Protestat dhe aktet e dhunës tronditën disa qytete franceze, përfshirë Parisin, ku rreth 3,000 biznese u plaçkitën ose u vandalizuan në të gjithë vendin. Deri me tani jane arrestuar rreth 2600 persona per ate dhune dhe vandalizmi.

Autoritetet franceze kanë vendosur masa të jashtëzakonshme sigurie, përfshirë orë policore në disa qytete dhe zona të Parisit, në përpjekje për të frenuar dhunën dhe për të rikthyer rendin publik.

Masat prekin disa prej qyteteve kryesore të vendit. Në disa zona të Paris është vendosur ora policore duke nisur që prej orës 22:00 dhe deri në 6:00 të mengjesit. Në Lion janë ndaluar grumbullimet në rrugë, ndërsa në Marsejë janë kufizuar tubimet dhe demonstratat. Masa të tjera, përfshirë orë policore për të miturit, janë njoftuar edhe në Nicë dhe në disa qytete të veriut të Francës.