Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pozoi për një fotografi në bordin e Air Force One, gjatë rrugës për në Kinë, i veshur me kostumin Nike Tech, tashmë i njohur si ai i ish-presidentit venezuelian Nicolas Maduro. Ky i fundit e kishte veshur kostumin gri gjatë shoqërimit për në burgun federal në SHBA më 3 janar pasi u arrestua në Karakas.
“Sekretari Rubio vesh tutat e Nike Tech ‘Venezuela’ në Air Force One!”, shkroi Drejtori i Komunikimit i Shtëpisë së Bardhë, Steve Cheung, në llogarinë e tij X, duke postuar një foto të Rubios të mbështetur në njërën nga dyert e aeroplanit presidencial. Fotografia u bë shpejt virale në mediat sociale dhe u shpërnda kryesisht nga aktivistë republikanë dhe zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.
