Një persona ka marrë peng disa persona dhe i ka mbyllur ata në një fermë në Calle Amigó në Barcelonë. Mediat vendase shkruajnë se dyshohet se bëhet fjalë për një përplasje mes anëtarëve të një klani mafioz kinez dhe të një grupi thjetër të huaj, që nuk u është bërë ende me dije shtetësia.

Skuadrat e policisë kanë mbërritur në fermë dhe po tentojnë të futen brenda, por ende nuk dihen detaje nga gjendja shëndetësore e pengjeve. Agjentët hynë në banesë në orën 20:15 dhe banorët e zonës janë bërë dëshmitarë të këtij aksioni.

Aktualisht zona është e rrethuar dhe efektivët e policisë u kërkojnë kalimtarëve që të largohen nga zona.