David Copperfield, magjistari dhe iluzionisti i famshëm është akuzuar seka ngacmuar seksualisht 16 gra. Një pjesë e këtyre grave kanë deklaruar se magjistari i ka ngacmuar që në adoleshencë. Ndërsa avokati i magjistarit i ka mohuar këto deklarata duke thënë se ato janë krejtësisht të rreme.
Mendohet se akuzat kundër tij përfshijnë dhe drogimin e tre grave përpara se të kryente mardhënie seksuale me to. Këto pretendime janë mohuar kategorikisht nga 67-vjeçari edhe pse akuzat ndaj tij rëndojnë që nga fundi i viteve 1980 deri në 2014.
Gratë të cilat kanë akuzuar sjelljen e magjistarit kanë treguar se e kanë takuar atë në një nga shfaqet e tij si një nga argëtuesit më të suksesshëm në botë. Këto gra kanë deklaruar gjithashtu se kanë marrë guximin për të folur kundër tij nga lëvizja në rrjet me hashtag #MeToo.

Copperfield mohoi çdo lloj akuze. Avokatët e tij i thanë Guardian se ai “kurrë nuk ka vepruar në mënyrë të papërshtatshme me askënd, aq më pak me të mitur”.
Magjistari është përballur me këto akuza edhe sepse ka ndikuar marrëdhënia e tij me Jeffrey Epstein, një trafikant të paditur të seksit të fëmijëve që ka vrarë veten në një burg në vitin 2019. Copperfield ishte ndër individët e profilit të lartë që u përmendën në dokumentet gjyqësore të lidhura me Epstein, të cilat u zbuluan në janar.
Një tjetër grua, Carla, pohoi se pasi u takua me Copperfield në një nga shfaqjet e tij në 1991, kur ajo ishte 15 vjeç, ai filloi ta telefononte natën vonë dhe kur mbushi 18 vjeçe, ajo kryeu marrëdhenie seksuale me të.
Fallon Thornton, 38 vjeçe, i tha Guardian se Copperfield ia shtrëngoi gjoksin pasi e thirri në skenë gjatë një shfaqjeje në janar 2014 në hotel-kazino MGM Grand. Ajo e raportoi pretendimin në MGM dhe Departamentin e Policisë Metropolitane të Las Vegasit, tregojnë të dhënat, por pretendimi i saj nuk u mor kurrë seriozisht.
Gjithashtu familjarët e një 15-vjeçareje që ishin ulur në audiencë pohojnë se e panë atë të prekte gjoksin e saj.
