Familjet kineze kanë filluar të djegin trupat e të dashurve të tyre në rrugët e Kinës. Këto pamje vijnë në mes të shpërthimit të infeksioneve Covid-19.
Shumë shtëpi funerale dhe spitale thonë se janë të mbingarkuar dhe ekspertët ndërkombëtarë të shëndetit parashikojnë 2.1 milion vdekje nga Covid në muajt e ardhshëm.
Banorët kanë shprehur zemërim për shtëpitë funerale që po rrisin koston e djegies. Kjo ka bërë që njerëzit të marrin çështjen në duart e tyre dhe të kryejnë djegiet e tyre në rrugë, raporton DailyMail.
Një arkivol druri shihet në anën e një shtegu duke u djegur. Në një video tjetër, e filmuar në Shangai, shihet një grup banorësh duke qëndruar në një park makinash duke djegur trupat.
Deri më tani, besohet se 70 përqind e popullsisë 25 milionëshe të Shangait është infektuar me Covid.