Kjo video tregon momentin tronditës kur një shofer përplaset me makinën e tij në një kabinë pagese përpara se makina të fluturojë 50 metra në ajër dhe të përplaset në rrugën në çatinë e saj.

Incidenti thuhet se ka ndodhur në stacionin e pagesës të autostradës Shenyang-Dalian, në Kinën qendrore më 24 nëntor.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur shoferi shkon me shpejtësi drejt betonit në hyrje të stacionit të pagesës përpara se të përplaset drejt e në të.

Përplasja është aq e madhe sa që e lëshon makinën  në ajër përpara se të përmbyset në tokë me kokë poshtë.

Çuditërisht, shoferi i mbijetoi përplasjes dhe raportohet se po shërohet në spital, sipas mediave lokale. Rasti aktualisht është nën hetim.