Një aksident i rëndë ka ndodhur të hënën në lagjen Adachi të Tokios, Japoni, kur një makinë përplasi një grup këmbësorësh, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.

Sipas informacionit nga transmetuesi shtetëror NHK, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 me orën lokale.

Një burrë 80-vjeçar humbi jetën në vendngjarje, ndërsa një grua 20-vjeçare u gjet pa ndjenja dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Të paktën dhjetë persona të tjerë janë plagosur si pasojë e përplasjes.

Policia ka arrestuar shoferin e automjetit, i cili u përpoq të largohej nga vendi i aksidentit. Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet po e trajtojnë ngjarjen si një aksident trafiku me braktisje të viktimës. Dyshohet se makina që shkaktoi aksidentin ishte e vjedhur.

Policia po heton për të zbuluar rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik.