
Një vajzë e “pamëshirshme dhe materialiste” që manipuloi babanë e saj për t’i lënë pjesën më të madhe të pasurisë së tij prej 100 milionë paund dhe vëllait të saj pothuajse asgjë, tani po përballet me një faturë prej 2 milionë pand. Kjo për shkak se humbi një betejë të ashpër gjyqësore.
Gjatë tre viteve të fundit, Louise Reeves, ka luftuar me vëllanë e saj, Bill Reeves, në Gjykatën e Lartë se si duhet të shpërndahet pasuria e babait të tyre, Kevin. Ky i fundit kishte menduar më parë që 47-vjeçarit Bill, t’i linte një aksion me vlerë rreth 27 milionë paund.

Por në testamentin e tij përfundimtar të vitit 2014, e la atë me vetëm një koleksion të pasurive personale me vlerë rreth 200 000 paund.
Megjithatë muajin e kaluar, gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Michael Green, vendosi se testamenti ishte i pavlefshëm, pasi Louise nuk mund të provonte se babai i saj “e dinte e miratonte” përmbajtjen e tij.

Gjykatësi zbuloi se vajza ishte shumë “materialiste” dhe me siguri e kishte “ndryshuar” testamentin dhe nuk kishte vërtetuar se Kevin “analfabet” e dinte dhe miratonte përmbajtjen e tij.
Kjo do të thotë se vëlla e motër do të merrnin secili nga 27 milionë paund, me pjesën tjetër të ndarë me gjysmë motrën e tyre, Lisa Murray dhe anëtarëve të tjerë të familjes.

Për këtë arsye, gjykatësi urdhëroi Louise që të merrte pjesën më të madhe të faturave të vëllait dhe motrave për luftën e ashpër ligjore, gjatë së cilës secila palë akuzoi të tjerët se gënjejnë në gjykatë.
“Daily Mail” shkruan se ajo u urdhërua që të paguante 70 për qind të shpenzimeve ligjore të Bill, të cilat ka të ngjarë që të shkojnë më shumë se 1 milion paund.