Ushtria iraniane njoftoi sot se ka nisur një valë të re masive sulmesh me dronë kundër Izraelit dhe disa bazave amerikane në Lindjen e Mesme, sipas agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve IRNA.
Në një deklaratë të publikuar nga IRNA, forcat e armatosura iraniane thanë se marina e vendit kishte në shënjestër bazat amerikane dhe atë që e quajtën “territoret e pushtuara”, duke iu referuar Izraelit.
“Marina iraniane shënjestroi bazat amerikane dhe territoret e pushtuara me një valë masive sulmesh me dronë”, thuhet në deklaratë.
Sipas të njëjtit burim, ndër objektivat e përmendura janë baza ajrore Al Minhad në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku janë të stacionuara trupa amerikane, një tjetër bazë ushtarake në Kuvajt, si dhe një “instalacion strategjik” në territorin izraelit.
Autoritetet iraniane nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi shkallën e dëmeve apo rezultatet e operacionit. Deri më tani nuk ka pasur konfirmime të pavarura nga Izraeli apo Shtetet e Bashkuara lidhur me këto pretendime.
