Ukraina dhe SHBA-të nënshkruan ditë ne sotme marrëveshjen e shumëpërfolur për mineralet e rralla.
Por rëndësia për Ukrainën nuk qëndron aspak në vetë marrëveshjen. Përkundrazi, me rëndësi është fakti se ky bashkëpunim, kontribuon në forcimin e sovranitetit ukrainas dhe, në mënyrë indirekte, në ruajtjen e “ombrellës mbrojtëse” amerikane.
Në fakt, nuk ka dyshim se në kohë normale, Kiev nuk do të kishte lidhur kurrë një pakt të këtij lloji dhe në këto kushte, në të cilat iu jep amerikanëve të drejtën për të ndarë pasurinë e tij natyrore. As me Uashingtonin dhe as me ndonjë qeveri tjetër. Por këto nuk janë aspak kohë normale.
Për më shumë se tre vjet, Vladimir Putin ka përshpejtuar luftën që ka nisur në vitin 2014, kur mori Krimenë dhe nxiti milicitë pro-Moskës në Donbas. Që nga 24 shkurti 2022, Rusia ka për qëllim ta vërë Ukrainën plotësisht nën krahun e saj hegjemonik.
Në lojë nuk janë as çështjet e kufijve të territoreve të pushtuara nga trupat e Putinit. Në realitet, siç është bërë gjithnjë më e qartë që nga fillimi i përpjekjeve të ndërmjetësimit nga Donald Trump, Putin synon të imponojë kontrollin e tij mbi qeverinë në Kiev dhe monopolin e tij mbi pushtetin e saj, në mënyrë që ta transformojë Ukrainën siç ka bërë me Bjellorusinë.
Nuk është rastësi që Moska këmbëngul në kufizimin e forcës së ushtrisë ukrainase dhe së fundmi madje ka propozuar zëvendësimin e Zelensky-t me një qeveri të emëruar nga Kombet e Bashkuara. Putini vazhdon të besojë se Ukraina është një pjesë integrale e Rusisë dhe nuk do të qetësohet derisa të arrijë ta imponojë pushtetin e tij sa më drejtpërdrejt të jetë e mundur në vend.
Zelensky këmbënguli që kjo marrëveshje të nënshkruhej dhe arsyet janë të qarta: Ukraina po nënshkruan një marrëveshje afatgjatë, duke u demonstruar rusëve sovranitetin e saj të plotë dhe duke përfshirë amerikanët. Marrëveshja është një simbol konkret i pavarësisë dhe autonomisë së plotë. Moska do të duhet ta marrë parasysh këtë.
Sipas asaj që po publikojnë mediat ukrainase, është gjithashtu e qartë se në negociatat e minutës së fundit ata arritën të nxirrnin disa përmirësime nga amerikanët në favor të Kievit.
Pikat kryesore janë:
- Të gjitha burimet mbeten nën sovranitetin e Ukrainës;
- Fondi i investimeve që menaxhon iniciativën ndahet 50/50 (amerikanët donin shumicën e aksioneve);
- Kompanitë shtetërore mbeten ukrainase;
- Nuk ka asnjë referencë për borxhin ukrainas për shpenzimet amerikane gjatë viteve të luftës;
- Marrëveshja nuk ndikon në asnjë mënyrë në pranimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian;
- Fondi ka të bëjë vetëm me iniciativa të reja dhe jo me aktivitete ekonomike ekzistuese;
- Shtetet e Bashkuara po punojnë për të tërhequr investime të reja në Ukrainë.
Nga kjo perspektivë, e gjithë nisma mund të interpretohet nga ukrainasit si një lloj sigurimi amerikan për të ardhmen e tyre. Dhe kjo bëhet e rëndësishme pas deklaratave të fundit të Trump, më kritike sesa në të kaluarën ndaj Putinit. Zelensky vazhdon të besojë se aleanca me SHBA-në mbetet jetike për vendin e tij. Aleatët evropianë ende nuk janë në gjendje të zëvendësojnë njëri-tjetrin në ndihmën ushtarake dhe nuk është e qartë se kur ose nëse do të jenë ndonjëherë të aftë.





