Të paktën 11 persona, përfshirë një fëmijë tre vjeç, u vranë në një sulm në një hotel në kryeqytetin Pretoria, të Afrikës së Jugut. 14 persona të tjerë mbetën të plagosur pasi persona të armatosur sulmuan ambientin ku një grup njerëzish po konsumonin pije.
Sipas zëdhënëses së policisë, Brigadiere Athlenda Mathe, të paktën tre persona të armatosur hapën zjarr ndaj turmës. Motivi i sulmit mbetet i panjohur dhe deri tani nuk është kryer asnjë arrestim. Sipas autoriteteve, sulmuesit hynë në lokal rreth orës 04:30 sipas orës lokale dhe qëlluan me breshëri. Mes viktimave ishin edhe disa të mitur, më i vogli vetëm 3 vjeç.
“Mund të konfirmoj se u qëlluan gjithsej 25 persona”-, tha Mathe.
Afrika e Jugut mbetet një nga vendet me shkallën më të lartë të vrasjeve në botë, rreth 45 vrasje për 100,000 banorë, sipas të dhënave të OKB-së për vitin 2023–24. Sipas statistikave të policisë, rreth 63 persona vriten çdo ditë në periudhën prill–shtator, duke nënvizuar krizën e thellë të sigurisë që po kalon vendi.



