Një ngjarje tragjike ka tronditur Turqinë, ku një nxënës i klasës së tetë hapi zjarr në një shkollë të mesme në provincën Kahramanmaraş, duke vrarë të paktën 9 persona dhe plagosur 13 të tjerë.
Sipas autoriteteve, mes viktimave ka edhe nxënës të tjerë, ndërsa gjashtë nga të plagosurit ndodhen në kujdes intensiv, tre prej tyre në gjendje kritike. Sulmuesi, i cili besohet se përdori armë që i përkisnin babait të tij, një ish-oficer policie, është në mesin e të vdekurve.
Guvernatori Mukerrem Unluer deklaroi se nxënësi kishte fshehur armët në një çantë shpine dhe kishte hyrë në dy klasa, ku hapi zjarr në mënyrë të rastësishme.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm Mustafa Ciftci konfirmoi bilancin e viktimave dhe gjendjen e rëndë të disa të plagosurve.
“Na vjen keq të raportojmë nëntë vdekje… dhe 13 të plagosur. Gjashtë prej tyre janë aktualisht në kujdes intensiv, tre prej të cilëve janë në gjendje kritike”, tha Ministri i Brendshëm Mustafa Ciftci.
Ngjarja vjen vetëm një ditë pas një tjetër sulm me armë ndodhi në një shkollë në Şanlıurfa, ku një ish-nxënës plagosi 16 persona përpara se të vriste veten pas përplasjes me policinë.
