Tre oficerë të policisë amerikane u vranë dhe dy të tjerë u plagosën e janë në gjendje kritike, por të qëndrueshme. Ky është bilanci i viktimave dhe i të plagosurve nga të shtënat me armë zjarri në Qarkun York të Pensilvanisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shefi i Policisë, Christopher Paris, njoftoi lidhur me masakrën duke vënë në dukje se personi përgjegjës, i cili ende nuk është identifikuar, gjeti vdekjen në shkëmbimin e zjarrit me oficerët.

Burime të rezervuara raportuan për mediat se i dyshuari hapi zjarr ndaj oficerëve ndërsa ata po përpiqeshin të “ekzekutonin një urdhër arresti”.

Vendndodhja e të shtënave

Të shtënat ndodhën në North Codorus Township, rreth 115 milje në perëndim të Filadelfias, jo shumë larg kufirit të Merilendit.

Ne vajtojmë humbjen e tre jetëve të çmuara që i shërbyen këtij qarku, këtij shteti, këtij kombi, u shpreh në një deklaratë guvernatori Josh Shapiro.