Një masakër ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku viktima kanë mbetur 6 anëtarët e një familjeje.

Mësohet se gjithçka ka ndodhur në Kaliforni, ku mes viktimave është dhe një 27-vjeçare dhe foshnja e saj 6-muajshe. Autoritetet morën raportime për të shtëna pak para orës 4 të mëngjesit, ndërsa pasi mbërritën në vendngjarje i gjetën viktimat të shpërndara, disa në rrugë dhe disa brenda në shtëpi.

Sipas mediave të huaja, të shtënat zgjatën shumë dhe mendohet se janë qëlluar mbi 50 plumba.