Një sulm i armatosur ka tronditur mëngjesin e së mërkurës qytetin e Minneapolisit, ku një person i paidentifikuar hapi zjarr brenda një shkolle katolike, duke lënë pas 3 viktima dhe të paktën 20 persona të plagosur.

Dy fëmijët që u qëlluan për vdekje ishin 8 dhe 10 vjeç, tha policia në një konferencë për shtyp pak më parë, duke dhënë më shumë detaje mbi të shtënat masive traumatizuese në Minneapolis.

“Ata u vranë aty ku ishin ulur” në stolat e kishës gjatë një meshe, thanë zyrtarët.

Dy fëmijë të tjerë janë në gjendje kritike.

Personi i paidentifikuar për të cilin policia tha se vdiq në vendngjarje nga një plagë me armë zjarri e shkaktuar vetë u përshkrua si një djalë në të 20-at e tij, i cili nuk ishte i njohur më parë për forcat e rendit.

Ai hapi zjarr gjatë një Meshe festive që shënonte kthimin në mësime pas pushimeve verore, duke qëlluar përmes një dritareje të kishës katolike.

Dëshmitarët thanë se sulmuesi ishte një burrë i veshur me të zeza, që mbante një pushkë gjahu. “Ai ecte ngadalë në korridor, sikur e dinte saktësisht ku po shkonte,” tha një nxënës i klasës së dhjetë, i cili u fsheh pas një kabineti për të shpëtuar.

Ngjarja shpërtheu rreth orës 8:30, në kohën kur nxënësit ishin duke hyrë në klasë. Forca të shumta policore dhe ambulanca mbërritën në vendngjarje, ndërsa prindërit e dëshpëruar kërkonin fëmijët e tyre mes turmës së nxjerrë me nxitim nga ndërtesa.

Raportet fillestare flasin edhe për mundësinë e një bombe të vendosur brenda, por policia nuk e ka konfirmuar ende këtë informacion. Nuk dihet nëse autori është neutralizuar apo ka arritur të largohet.

Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, e quajti sulmin një “akt të tmerrshëm dhune ndaj fëmijëve” dhe tha se shteti do të mobilizohet për të mbështetur viktimat dhe familjet e tyre.

Kjo është një nga ngjarjet më të rënda të viteve të fundit në një shkollë në SHBA, duke rikthyer edhe një herë debatin për sigurinë dhe armët./NewYorkPost