Dy persona janë arrestuar të martën për lidhje me vrasjen e Daevon Silva, një 23-vjeçari nga Rhode Island, që u godit me shkop bejsbolli dhe u therr me thikë në Manhattan më 24 nëntor.
Paul Ohore, 32 vjeç, dhe Alagie Jatta, 29 vjeç, të dy nga Bronksi, u arrestuan pas një urdhri-arresti dhe akuzohen për vrasje në sulmin brutal ndaj Silva, i cili ndodhi pranë West 49th Street dhe Seventh Avenue, afër Times Square, pas orës 1 të mëngjesit.
Sipas autoriteteve, Silva, i cili kishte një të kaluar të lehtë kriminale në Rhode Island, u godit fillimisht me shkop dhe më pas u therr me thikë në shpinë dhe kofshën e djathtë.
Ai u dërgua urgjentisht në Spitalin Bellevue, ku u shpall i vdekur. Burime të policisë sugjerojnë se sulmi mund të ketë pasur lidhje me një grindje të mëparshme, ndoshta për shkak të drogës.
Alagie Jatta kishte pesë arrestime të mëparshme, përfshirë një për posedim armësh në nëntor 2023, ndërsa Ohore kishte arrestime të tjera për drejtim mjeti me regjistrim të pezulluar dhe posedim armësh.
Të dy janë shoqëruar dhe do të përballen me akuza të rënda në gjykatë. Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
