Një shtetas çek që jetonte në pjesën lindore të vendit është shqyer nga luani, që ai e mbante si kafshë shtëpiake në pjesën e pasme të oborrit të shtëpisë.
I ati i Michal tha se e kishte gjetur trupin e të birit në kafazin e luanit dhe dera ishte e kyçur nga brenda.
Michal Prasek mbante në banesën e tij në Zdechov një luan 9-vjeç dhe një luaneshë për shumim. Të dy kafshët, që jetonin në kafaze të ndara u qëlluan nga policia.
Një zëdhënës i policisë u tha mediave lokale se nuk kishin mundësi tjetër të mbërrinin deri tek trupi i 36-vjeçarit pa i qëlluar kafshët.
Prasek e bleu luanin në vitin 2016, ndërsa luaneshën vitin e kaluar dhe i mbante të dy në oborr, ndërsa dhjetëra herë ishte denoncuar nga fqinjët e tij në polici, pasi ata frikësoheshin nga “Mbretërit” e Xhunglës.
34-vjeçari ishte dënuar për shumim të kafshëve pa lejen e autoriteteve, por nuk ishte zmbrapsur nga mbajtja kafshëve.