Zelanda e Re ka mirëpritur Vitin e Ri 2026, duke u renditur ndër vendet e para në botë që hynë në vitin e ri. Qyteti i Aucklandit u shndërrua në qendër të festimeve, me një spektakël madhështor fishekzjarrësh që ndriçuan qiellin mbi Kullën Sky Tower.

Mijëra qytetarë dhe vizitorë u mblodhën në sheshe për të festuar ndërrimin e viteve, ndërsa atmosfera festive u shoqërua me muzikë Festimet në Zelandën e Re shënojnë nisjen e Vitit të Ri 2026 edhe për pjesën tjetër të botës, e cila do ta presë atë përgjatë orëve në vijim.