Mbesa e organizatorit të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, Osama bin Laden ka thënë së fundmi se Donald Trump është i vetmi president që mund të parandalojë përsëritjen e masakrës famëkeqe në SHBA.


Noor bin Ladin, paralajmëroi se nëse zgjidhet demokrati Joe Biden një tjetër sulm mund të vijë, pasi të majtët në SHBA “janë bërë palë” me radikalizmin.


Në një intervistë me lokalen New York Post, bin Ladin, dega familjare e së cilës e shkruan ndryshe mbiemrin, tregoi se është mbështetëse e vjetër e Trump dhe se mban kapelet e tij ‘MAGA’ të fushatës në rrugët e Zvicrës ku banon.


Ajo fajëson administratën Obama/Biden për lejimin e fuqizimit të ISIS dhe thotë se vetëm Trump mund të ndalojë përsëritjen e ngjarjeve të rënda.


“ISIS ka lulëzuar me administratën Obama/Biden dhe kjo ka bërë që ata të vijnë në Evropë. Trump ka treguar e e mbron Amerikën dhe ne nga kërcënimet e huaja, duke mos i lejuar grupet terroriste të godasin.


Bin Ladin e lindur në Zvicër thotë se është “amerikane në zemër” pasi e ka vizituar shpesh vendin me nënën e saj që kur ishte tre vjeçe.