Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar më shumë se 1 miliard dollarë të ardhura nga biznesi për vitin 2025, sipas formularit të tij të detyrueshëm vjetor të deklarimit financiar të publikuar të martën. Pjesa më e madhe e të ardhurave erdhi nga investimet dhe aktivitetet në hapësirën e kriptomonedhave, ndërsa ai regjistroi gjithashtu fitime të konsiderueshme nga pasuritë e paluajtshme, fushat e golfit dhe produktet që mbajnë emrin e tij.

Në një raport prej 927 faqesh, ai raportoi 635 milionë dollarë të ardhura nga një monedhë meme që mban emrin e tij, vlera e së cilës ka rënë ndjeshëm që kur ai e lançoi atë disa ditë para se të merrte detyrën. Ai gjithashtu raportoi mbi 500 milionë dollarë të ardhura nga “World Liberty Financial”, një firmë kriptomonedhash e themeluar nga bijtë e tij dhe fëmijët e të dërguarit të tij të posaçëm, Steve Witkoff. Trump fitoi rreth 77 milionë dollarë nga klubi i tij i golfit “Mar-a-Lago” dhe 122 milionë dollarë nga klubi i tij i golfit në Doral të Floridës. Trump fitoi gjithashtu miliona nga sipërmarrje të tjera biznesi, sipas deklarimit financiar.

Fitimet nga deklarata e tij e fundit financiare i tejkalojnë ato të mëparshme për vitin 2024, kur Trump zbuloi mbi 600 milionë dollarë të ardhura.