Dhjetë persona mbetën të plagosur pas një aksidenti të madh të hënën në një autostradë në Miçigan, SHBA, ku u përfshinë më shumë se 100 makina dhe disa kamionçina.

Videot e publikuara në rrjetet sociale nga disa prej drejtuesve të mjeteve tregojnë pasojat e aksidentit, të shkaktuar kryesisht nga stuhia e borës dhe kushtet e rënduara në rrugë.
Pas ngjarjes rruga u mbyll në të dy drejtimet ndërsa autoritetet nisën largimin e mjeteve të shkatërruara.

Shërbimi meteorologjik lokal kishte kërkuar shmangien e udhëtimeve për shkak të erës së fortë dhe borës. Moti i keq parashikohet të vijojë deri në fund të javës në këtë zonë të Shteteve të Bashkuara.
🚨BREAKING: Drone video shows a massive 100+ vehicle pileup in Michigan with injuries reported amid dangerous winter conditions. Stay with FOX Weather for the latest information: pic.twitter.com/zN8MeNWyVf
— FOX Weather (@foxweather) January 19, 2026
