Numri i personave të prekur me Covid-19 në mbarë botën ka shkuar në mbi 24 milionë. Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, Worldometer tregon se numri i të infektuarve është 24,092,709.


Gjithashtu edhe shifrat e viktimave janë të larta, ku për fat të keq nuk kanë mundur që të fitojnë betejën me koronavirusin, 824,194 njerëz. Nga ana tjetër, 16.6 milionë persona rezultojnë të shëruar nga virusi.


Ndërkohë nga totali i të infektuarve, rreth 6 milionë janë vetëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi ku është regjistruar numri më i lartë i rasteve. Ndërsa, numri i viktimave ka shkuar në 182,421.


Kurse në Brazil, vendi i dytë më i prekur në botë nga pandemia, numri i të infektuarve rezulton të jetë 3,6 milion ndërsa ai i viktimave 116,666.


India, që në të tetën ditë radhazi konfirmon mbi 60 mijë raste ditore, numëron deri më tani 3.2 milion të infektuar ndërsa 59,645 janë rastet fatale.