Pas 738 ditësh pengmarrjeje në Gaza, lirimi i disa pengjeve izraelite nga Hamasi ka sjellë momente të jashtëzakonshme emocionale për familjet e tyre, të cilat kanë përjetuar një tronditje të thellë dhe gëzim të papërshkrueshëm në kontaktin e parë pas gati dy vitesh makth.
Karakteristike e këtyre çasteve kanë qenë telefonatat e para, ku të afërmit, me lot në sy dhe britma gëzimi, u komunikonin të dashurve të tyre lajmin e kthimit në jetë.
Nëna e Rom Braslfaskit, mes lotësh, pa për herë të parë të birin pas dy vitesh nën kontrollin e Hamasit.
Matar Angrist, një tjetër peng i liruar, dëgjoi për herë të parë zërin e nënës së tij, e cila i tha me zë të dridhur:
“Të dua, po kthehesh në shtëpi, lufta mbaroi.”
Elkana Robot, sapo u lidh me të ëmën, e qetësoi duke thënë:
“Gjithçka është në rregull, qetësohuni.”
Fjalët e tij ishin një lehtësim i madh pas dy vitesh pasigurie dhe ankthi.
Miqtë e Nimron Cohen shpërthyen në festë kur panë fytyrën e tij përmes një video-telefonate në FaceTime, në çastin e parë pas lirimit.
Megjithatë, një detaj shqetësues shoqëroi këto komunikime: në të gjitha telefonatat e para ishin të pranishëm edhe anëtarë të Hamasit, gjë që kufizoi lirinë dhe natyrshmërinë e komunikimit mes pengjeve dhe të afërmve të tyre.
🚨🎗️BREAKING: Elkana Bohbot talks to his mother Ruhama and tells her, "Calm down, everything is okay.#Israel #Gaza #hostages #AIart #BamBam #GhostRadioxBamBam_HOMETOWN #Trump pic.twitter.com/UbnFXq3q5r
— DEV (@43_up94292) October 13, 2025
‘I love you’: Mother’s joy as first hostages freed: The first wave of hostages have been freed and more are expected to be handed over shortly, as families hear from their loved ones for the first time in more than 700 days. Follow the live updates ▶️ https://t.co/Xd36B82rAj pic.twitter.com/JmFM3vWSB9
— The Daily Telegraph (@dailytelegraph) October 13, 2025
Rom Braslavski’s mother celebrates as she’s able to speak with her son for the first time in 2 years pic.twitter.com/gdQT1J4FqX
— Visegrád 24 (@visegrad24) October 13, 2025