
Koronavirusi vijon të regjistrojë shifra të larta të viktmave në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë 24 orëve të fundit, sipas autoriteteve shëndetësore të vendit fqinj, 31 persona kanë humbur jetën.
Edhe numri i infeksioneve vijon të jetë i lartë, ku nga 3.616 teste të kryera janë regjistruar 908 raste të reja me Covid-19.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 145.909 raste, prej të cilëve 121.439 janë shëruar, kurse 4.388 kanë ndërruar jetë.