FBI-ja dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit kanë lëshuar një paralajmërim për sulme kibernetike të lidhura me Iranin, që synojnë sistemet e ujit dhe të kanalizimeve në Shtetet e Bashkuara.

Sipas mediave amerikane, kërcënimi po kompromenton teknologjitë e përdorura në sistemet e furnizimit me ujë dhe menaxhimit të ujërave të zeza, megjithëse paralajmërimi nuk specifikoi se cilat sisteme janë prekur.

FBI-ja njoftoi se qëllimi i paralajmërimit është “të sigurojë që organizatat të jenë në pozicionin më të mirë për të mbrojtur veten”.

Autoritetet amerikanë theksuan rëndësinë e marrjes së masave parandaluese për të mbrojtur infrastruktura kritike nga sulmet kibernetike.

Top Channel