49 nga 96 rajonet e Francës janë nën alarm të kuq nga vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin, i cili po përgatitet për temperatura përvëluese në ditët në vijim.
Sot termometrit pritet të shënojë sipas BBC-së mbi 40°C në disa zona të Francës perëndimore, ndërsa në Bordo temperature mund të mbërrijë deri në 43°C, e pohuar kjo nga Météo-France. Një njoftimi i Ministrisë së Arsimit tregoi se rreth 845 shkolla do të qëndrojnë të mbyllura gjatë ditës, ndërsa 1,800 nxënës të tjerë janë lejuar të përfundojnë mësimin më herët.
Alarmi portokalli nga vapa është vendosur për dhjetëra rajone, teksa në total 63 milionë njerëz janë të prekur në të gjithë vendin. Kushtet e rënduara atmosferike vijnë pas një fundjave ku temperaturat prekën 40 gradët celsius duke sjellë ndalimin e konsumit të alkoolit gjatë festivalit vjetor “Fête de la Musique”, një ngjarje kombëtare që mbledh turma të mëdha në rrugët e shumicës së qyteteve. Në rajonin jugperëndimor të Girondës, autoritetet lokale njoftuan të dielën se tre persona, të moshës 80 deri 95 vjeç, kanë ndërruar jetë, pjesërisht për shkak të nxehtësisë ekstreme.
Ministrja e Shëndetësisë Stéphanie Rist deklaroi për televizionin publik francez TV1 Info se shumë “qytetarë do të vuajnë” gjatë këtyre ditëve të nxehta dhe u bëri thirrje njerëzve të mbajnë nën vëzhgim të afërmit dhe fqinjët./ topchannel
