Qeveria shqiptare ka vendosur të ndalojë përdorimin e TikTok për një periudhë njëvjeçare, një lëvizje që ka marrë vëmendje të gjerë brenda dhe jashtë vendit. Vendimi erdhi pas vrasjes tragjike të 14-vjeçarit Martin Cani më 18 nëntor 2024, pranë shkollës “Fan Noli”. Ngjarja ka shkaktuar shqetësime të thella për sigurinë e të rinjve në rrjetet sociale dhe ndikimin e tyre në sjelljen e përdoruesve të mitur.

Në një reagim ndërkombëtar, gazetarja amerikane Anne Applebaum ndau lajmin e publikuar nga The Guardian, duke shkruar në platformën X:
“Shqipëria e ndaloi TikTok sepse po dëmton fëmijët, duhet vetëm vullnet politik.”